Shpenzim Ahmeti është emri i të riut i cili u prezantua nga kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti si prurje e re në parti.
Ndonëse, akoma pa kaluar as edhe një orë nga publikimi i kësaj “risie”, vetë Ahmeti e ka demantuar një informacion të tillë, duke e akuzuar Mexhitin për keqpërdorim.
Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan se i mbetet besnik rrugës së idealeve dhe çlirimtarëve, rrugës së Ali Ahmetit
“Te nderuar familjar, miq dhe shoke, une Shpenzim Ahmeti demantoj se i takoj partis politike LD. Ajo foto eshte keqperdor. Une kam qen jam dhe do te jam me clirimtaret dhe komandantin Ali Ahmeti”, shkruan Ahmeti.
Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë dhe as i fundit që përgenjështrohen publikisht informacionet e publikuara nga LD, si për emra të ri që kyçen në parti e poashtu dhe për çështje në interes publik duke dhënë deklarata qesharake pa fakte.