24.9 C
Tetovo
E hënë, 30 Qershor, 2025
BallinaLajmeShpallet thirrja publike për subvencionimin e kullotave dhe blegtorinë në RMV

Shpallet thirrja publike për subvencionimin e kullotave dhe blegtorinë në RMV

Është shpallur sot Thirrja publike 08/2025 për dorëzimin e kërkesës për pagesë të mjeteve nga Programi për mbështetje financiare për zhvillimin rural për vitin 2025.“Mbështetja është e dedikuar për kompensimin e shpenzimeve për mirëmbajtjen e kullotave dhe livadheve malore dhe për mbështetjen e blegtorisë tradicionale, me qëllim ruajtjen e zonave rurale dhe promovimin e bujqësisë së qëndrueshme.

Të drejtë për mbështetje kanë ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në përputhje me Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural.

Shuma e mbështetjes:100% e pagës neto mesatare të paguar gjatë periudhës nga 1 janari 2024 deri më 31 dhjetor 2024, si shpenzim për ruajtjen dhe kullotjen e bagëtive (dele, dhi dhe/ose lopë) në kullota dhe livadhe, pra në ferma të regjistruara që ndodhen në vendbanime me lartësi mbidetare prej së paku 700 metra ose më shumë;

-60% e pagës neto mesatare të paguar gjatë periudhës nga 1 janari 2024 deri më 31 dhjetor 2024, si shpenzim për ruajtjen dhe kullotjen e bagëtive (dele, dhi dhe/ose lopë) në kullota dhe livadhe, pra në ferma të regjistruara që ndodhen në vendbanime me lartësi mbidetare nën 700 metra.

Kushtet për dhënien e mbështetjes:

1 i punësuar për çdo 150 dele;

1 i punësuar për çdo 100 dhi;

1 i punësuar për çdo 50 lopë, por jo më shumë se 620.000 denarë për person të punësuar.

Obligim për të mbajtur të njëjtin numër të të punësuarve të paktën një vit pas pagesës.

Kërkesat me dokumentacionin përkatës duhet të dorëzohen më së voni deri më 30.07.2025.

Kjo masë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Qeverisë për mbështetjen e zhvillimit rural dhe ruajtjen e blegtorisë tradicionale në zonat malore të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments