17.1 C
Tetovo
E diel, 7 Shtator, 2025
BallinaLajmeShoqatat e gazetarëve: Sjellja e pahijshme e përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë...

Shoqatat e gazetarëve: Sjellja e pahijshme e përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë ndaj gazetarëve është e papranueshme

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SPGPM) shprehin shqetësim serioz për shkak të sjelljes së pahijshme dhe joprofesionale ndaj gazetareve gjatë një ngjarjeje publike në Shkup, ku ishte i pranishëm ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me personin përgjegjës për protokollin nga ministria.

Komunikimi i papërshtatshëm nga ana e punonjëses së ministrisë, e ngarkuar për protokollin, ka ndodhur pasi një grup gazetarësh e kanë lutur për deklarata, por nga ajo kanë marrë përgjigje se nuk mundet, ndërsa njërës nga gazetaret iu drejtua me fjalët: “Gazetare e paedukatë, arrogante dhe më e pacipë”.

Ne konsiderojmë se një sjellje e tillë është e papranueshme dhe e papërshtatshme dhe përbën një goditje serioze ndaj dinjitetit të gazetarëve, lirisë së shprehjes dhe të drejtës së publikut për t’u informuar. Mungesa e sanksioneve për incidente të tilla mund të krijojë rrezik për përsëritjen e sjelljeve të ngjashme nga ana e shërbyesve të tjerë publikë.

Njëkohësisht, e përshëndesim gjestin e solidaritetit të gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias që kanë qenë të pranishëm aty dhe, të revoltuar nga sjellja e pahijshme, e kanë lënë ngjarjen në mënyrë kolegiale.

SHGM dhe SPGPM u bëjnë apel Ministrisë së Shëndetësisë që urgjentisht ta rishqyrtojë këtë rast dhe të sigurojë masa të duhura për sjellje profesionale të të gjithë shërbyesve publikë ndaj mediave. Kjo është me rëndësi thelbësore për mbrojtjen e të drejtës së gazetarëve për qasje në informata me interes publik dhe për ruajtjen e besimit në institucione.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments