9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShoqata Patriotike “Çamëria”, 32 vite përpjekje për Çështjen Çame

Shoqata Patriotike “Çamëria”, 32 vite përpjekje për Çështjen Çame

Në 10 Janar të vitit 1991, intelektualë të shquar si Abaz Dojaka, Hasan Minga, Sali Bollati, Petrit Demi, Ilmi Saqe, Lutfi Saqe, Petrit Kasemi, Bashkim Braho, Qani Biraçi, Nexhat Mergjushi, Ferhat Sejko, Arshi Rexho, Resul Taipi etj., themeluan Shoqatën Patriotike “Çamëria”. 

Që nga ajo ditë Shoqata ka zhvilluar një aktivitet të dendur për sensibilizimin e opinionit vendas e atij ndërkombëtar për njohjen e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe rikthimin e të drejtave të tyre të mohuara.

Shoqata Patriotike “Çamëria” gjatë gjithë veprimtarisë së saj ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta paraqitur çështjen çame në tërë dimensionin e vet, dhe jo thjesht si çështje pronash apo bërje të njohur të tragjedisë së pashoqe që ka pësuar popullsia çame nga shovinistët grekë.

Hallkë tjetër e rëndësishme e përpjekjeve të Shoqatës është kërkesa për institucionalizimin e Çështjes Çame përmes Presidentit të Republikës, Kuvendit të Shqipërisë, qeverisë shqiptare dhe institucioneve të tjera deri në zgjidhjen përfundimtare të saj. Vështirësitë e hasura nuk e kanë dekurajuar Shoqatën, përkundrazi e kanë motivuar për të shtuar përpjekjet që zëri i saj të jetë më i fortë dhe mbështetja më e gjerë.

Shoqata iu është kundërvënë gjithmonë nismave për ta “mbjellë” Shqipërinë me varreza të ushtarëve grekë, duke kërkuar nga ana tjetër ngritjen e një memoriali për martirët e gjenocidit grek në Çamëri. 

Përpos aktivizmit të saj qytetar, ajo i ka intensifikuar përpjekjet e saj përmes botimit të gazetës “Çamëria”, si dhe promovimit të kulturës dhe trashëgimisë çame. Për të gjitha këto, Shoqata është nderuar nga Presidenti i Republikës me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin “Në shenjë vlerësimi për kontributin e vyer e të pamohueshëm dhënë ndaj Çështjes Çame…”

Dhe duke mos rreshtur asnjëherë së luftuari për të drejtat e mohuara ne sot kemi:

Njohjen e 27 qershorit si “Dita e gjenocidit të shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi Grek” miratuar nga Presidenti I Republikës në vitin 1994.

Varrezën Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” ndërtuar në vitin 2012, ku prehen 2900 vetë, burra, gra, fëmijë, pleq e plaka.

Miratimin  e Rezolutës nga Parlamenti në vitin 2013, që detyron çdo qeveri që të ulet në bisedime me qeverinë greke për zgjidhjen e çështjes çame.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments