Një ditë përpara datës kur tregtarët duhet të publikojnë çmimet në ueb faqe, reaguan nga Shoqata e farmacive private. Kërkesa e tyre është që farmacitë të përjashtohen nga detyrimi për të shfaqur publikisht çmimet e të gjitha produkteve siç e kërkon Rregullorja, sepse siç thonë ky detyrim krijon një barrë administrative shtesë, e cila e largon stafin e kujdesit shëndetësor nga roli i tyre kryesor – kujdesi ndaj pacientëve dhe kujdesi farmaceutik.“Ne po përballemi me deficit të kuadrove, cilësia e shërbimit do të ulet sepse nuk do të kemi kohë të mjaftueshme që farmacistët të ndajnë për kujdes farmaceutik dhe dhënie të ilaçeve. Roli ynë definitivisht nuk është vetëm me fondin, por kemi edhe suplimente për ushqim që janë pjesë e terapisë te pacientët, megjithatë kohën që duhet ta ndajmë me të mospasurit kuadro, është një problem bazë që do të paraqitet në barnatore”, tha Biljana Bozhinovska – anëtare e Bordit Ekzekutiv të Shoqatës.Ministria e Ekonomisë dhe Punës na tha se është e gatshme të dëgjoj të gjitha palët e përfshira, por deri sot nuk ka marrë asnjë kërkesë për takim nga Shoqata e Farmacive Private.
“Ju njoftoj gjithashtu se ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit u botuan në Gazetën Zyrtare më 4 Mars 2025 dhe hynë në fuqi 45 ditë pas publikimit të tyre në Fletoren Zyrtare, pra nesër (e premte) 18 prill 2025, për të cilat të gjithë palët e interesuara kishin afat për t’u harmonizuar me zgjidhje e re ligjore”, thonë nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës.Nga shoqata gjithashtu theksuan se farmacitë nuk janë objekte klasike të shitjes me pakicë, por institucione të kujdesit parësor shëndetësor, me staf të licencuar të kujdesit shëndetësor, master në farmaci dhe teknikë farmaceutikë.