8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaShokon presidenti brazilian: Më vjen keq për viktimat, por një ditë do...

Shokon presidenti brazilian: Më vjen keq për viktimat, por një ditë do vdesim të gjithë!

“Më vjen keq për viktimat e Covid-19, por një ditë, të gjithë do të vdesim”- presidenti brazilian, Jair Bolsonaro tronditi me deklaratën e tij të fundit, të bërë përpara një grupi përkrahësish.

Kjo ishte përgjigja e tij ndaj pyetjes së një simpatizanteje, që i kërkoi të dinte se çfarë kishte kreu i shtetit për t’u thënë të afërmve të atyre që kanë humbur jetën nga koronavirusi. Bolsonaro e ka parë me skepticizëm sëmundjen që në fillim, duke e cilësuar thjesht si një “ grip të lehtë”, e teksa Covid-19 gjunjëzonte Evropën e më pas SHBA-në, Brazili pati kohë dhe sinjale të shumta për ta kuptuar katastrofën që i kanosej.

Por rreziku u minimizua ndjeshëm dhe sot ai është vendi i dytë në botë për nga numri i të prekurve pas SHBA-së. Të vdekurit janë më shumë se 25.000 dhe disa ekspertë pretendojnë se deri në gusht, jetët e humbura mund të pesëfishohen. Tani që situata është përshkallëzuar, Bolsonaro nuk kërkon as të mbajë përgjegjësi.

“Çfarë doni që të bëj unë”, iu kthye një reporteri muajin e kaluar. “ Unë nuk bëj mrekulli”!

Vdekja e parë në vend u shënua në 17 mars, por nga prilli deri në qershor, Brazili përjeton vjeshtën e tij, dhe me ftohjen e kohës, gjendja u përkeqësua.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments