27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajme“Shkupi po bën provokime”/ Dy ish-kryeministrat, Tsipras dhe Zaev, i kërkojnë BE-së...

“Shkupi po bën provokime”/ Dy ish-kryeministrat, Tsipras dhe Zaev, i kërkojnë BE-së të marrë masa ndaj drejtuesve të rinj

Me një artikull të përbashkët te portali “Euroactiv”, dy ish-kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë deklaruar se pas zgjedhjeve të fundit, lidershipi i ri në Shkup ka bërë deklarata provokuese, duke shkelur frymën e Marrëveshjes së Prespës.

Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev theksojnë se BE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar duhet t’ia bëjnë të qartë udhëheqjes së re në Maqedoninë e Veriut se respektimi i Marrëveshjes është e vetmja rrugë drejt integrimit të mëtejshëm demokratik, integrimit evropian dhe mbështetjes para anëtarësimit.

Shkelja e saj do të destabilizojë më tej rajonin dhe do të çojë në një sfidë ekzistenciale jo vetëm për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, por për të ardhmen e saj në tërësi, nënvizojnë ata.

Por, Tsipras e Zaev thonë gjithashtu se nëse ky kusht respektohet plotësisht, pra dy vendet respektojnë tërësisht marrëveshjen , BE-ja duhet të jetë e gatshme të lërë pas çdo qasje siç u pa  gjatë gjashtë viteve të fundit dhe të miratojë një qasje më aktive dhe graduale ndaj zgjerimit, duke ju bërë të qartë të gjitha vendeve të rajonit se zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ka përfitime për popujt e Ballkanit dhe udhëheqjen e tyre dhe se sakrificat shpërblehen dhe nuk shpërfillen me cinizëm.

Tsipras dhe Zaev i mëshojnë faktit se tensionet po rriten në Kosovë, me bisedimet në Bruksel mes Beogradit dhe Prishtinës në vend numëro, me retorikat në Bosnje-Hercegovinë gjithnjë e më agresive dhe pavarësisht vendimit për hapjen e negociatave me të apo dhe me Moldavinë e Ukrainën, momenti i zgjerimit në Ballkanin Perëndimor duket se është në rrezik të madh. Njëkohësisht gjithnjë e më shumë të rinj emigrojnë, të zhgënjyer me liderët e tyre dhe nga paaftësia ose mosgatishmëria e BE-së për të përmbushur premtimin e saj.

Dy ish-kryeministrat paralajmërojnë se ndërsa e djathta ekstreme po fuqizohet ,liderët demokratikë, duhet të punojnë së bashku dhe të dyfishojnë përpjekjet e tyre për t’i bërë ballë nacionalizmit duke marrë në mënyrë aktive vendimet të nevojshme, pavarësisht nga kostot e tyre politike.

6 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes, instituti i përbashkët i krijuar nga Tsipras dhe Zaev zhvillon në Athinë në 17-18 qershor 2024, një Konferencë Ndërkombëtare mbi “Paqen dhe Zhvillimin jetik”, ku do të presë liderë dhe zyrtarë të shquar qeveritarë nga e gjithë sfera politike demokratike si dhe ekspertë nga e gjithë bota.

Synimi kryesor, shprehen dy politikanët, është  mbështetja për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe nxjerrja në pah e përgjegjësisë së BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar në këtë çështje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments