– Rreshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë të qytetit, ndërsa kanë shkaktuar edhe dëme materiale.Nga raportimet e deritanishme Qyteti i Shkupit duket më i prekur dhe për këtë shkak, kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, ka thirrur mbledhje urgjente të Shtabit të Krizave të Qytetit. “Pas stuhisë që goditi qytetin e Shkupit, kryetarja Danela Arsovska thirri mbledhje urgjente të Shtabit të Krizave të Qytetit të Shkupit”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit
