0.4 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShkup-Votohet ligji për rritjen e pagave në administratë

Shkup-Votohet ligji për rritjen e pagave në administratë

Me 82 vota “për” asnjë kundër dhe të përmbajtur, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot në procedurë të shkurtuar u miratua Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë, i cili do të mundësojë rritje prej pesë për qind të pagave të administratës publike, njofton Shenja.

Deputetët votuan nevojën për miratim të ligjit me procedurë të shkurtuar, pas propozimit të deputetëve Jovan Mitreski, Ejup Alimi, Meral Uzeiri-Ferati, Nexhbedin Karemani, Mirosllav Jovanoviq, Jusuf Hasani dhe Jagoda Shahpaska.

Deputeti Jovan Mitrevski arsyetoi se rritja prej pesë për qind të rrogave në sektorin publik do t’i përfshijë shfrytëzuesit e buxhetit – institucionet publike, vetëqeverisjen lokale, fondet sociale, agjencitë etj…

“Duke pasur parasysh atë që nuk bëhet fjalë për ligj të komplikuar dhe voluminoz, propozojmë të miratohet me procedurë të shkurtuar”, tha Mitrevski.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i angazhoi kryetarët e dy trupave kuvendor – Komisionit për punë dhe politikë sociale, si Komision amë, dhe Komisionit ligjdhënës-juridik, të mbajnë mbledhje për ta shqyrtuar dhe të deklarohen për propozimin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments