Protesta e studentëve shqiptarë për provimin e jurisprudencës më 6 prill po rrezikon të devijojë nga qëllimi i saj fillestar…nëse u bashkangjiten njerëz me prapavijë politike për ta shfrytëzuar -qoftë nga pozita -qoftë nga opozita Ajo që duhet të ishte një zë i pastër studentor, mund të shndërrohet në një skenë ku po rikthehen figurat e vjetra të pushtetit – pikërisht ata që dikur kishin mundësinë të zgjidhnin problemin BDI+ASH dhe të sotmit të fitojnë alibinë VLEN
Studentët kanë të drejtë të protestojnë dhe të kërkojnë kushte të barabarta për provimin e jurisprudencës.
Ironia është e fortë: disa nga ata që sot pritet të dalin në mbështetje të studentëve kanë qenë vetë në krye të Ministrisë së Drejtësisë nga rradhët e BDI dhe ASH. Kanë pasur kompetencë, kanë pasur mandat, por nuk kanë pasur veprim.
Sot kanë zë. Dje kishin dhe sot kanë pushtet – dhe heshtën sot sikur dje .
Kjo nuk është mbështetje. Kjo është përpjekje për larje imazhi.Kjo nuk është solidaritet. Kjo është oportunizëm.
Studentët kanë të drejtë të kërkojnë drejtësi dhe trajtim të barabartë. Por duke hapur derën për aktorë që mbajnë përgjegjësi për gjendjen aktuale, protesta rrezikon të humbasë besueshmërinë dhe të përdoret si trampolinë politike nga ata që kërkojnë rikthim në relevancë.
Një protestë studentore nuk matet me numrin e profesorëve në turmë, por me pastërtinë e kauzës.
Dhe sot, kjo pastërti po vihet seriozisht në pikëpyetje.
Në fund mbetet dilema:Protesta duhet të jetë studentore + e mbështetur nga të tjerë Por bëhet problem kur “mbështetësit” kanë histori mosveprimi
A po protestojnë studentët për të ardhmen e tyre, apo po shfrytëzohen nga e kaluara dhe e tashmja që nuk dha llogari?…www.telegrami.mk
