18.7 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajmeShkup / Libri i gjuhës së shenjave shqip,nga Valdeta Hajdari Kasapi me...

Shkup / Libri i gjuhës së shenjave shqip,nga Valdeta Hajdari Kasapi me bashkëautore, Adelina Haskaj,promovohet në ITShKSh.

Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup u promovua libri i gjuhës së shenjave shqipe nga Valdeta Hajdari Kasapi me bashkëautore, Adelina Haskaj, që do të shërbejë jo vetëm për njerëzit me dëmtime të dëgjimit dhe të folurit, por edhe për njerëzit që duan ta mësojnë gjuhën e shenjave. Valdeta Hajdari Kasapi nga ky institut tha se në Maqedoni ka mungesë të madhe të gjuhës së shenjave.

“Ideja që kur lindi e shtrova në një elaborat, i cili kërkonte edhe hulumtimet e veta. Kam marrë një statistikë nga qendra për rehabilitimin e personave të këtillë në Maqedoni, që flet për një situatë të shoqërisë shqiptare që ne jemi afër 80 vite prapa gjuhës së shenjave maqedonase. Promovimi i librit është vetëm një nismë dhe në këtë promovim të librit nuk është se janë përfshirë të gjitha gjërat. Gramatikë ka shumë pak, për shkak se gjuha e shenjave nuk është e lehtë, është e vështirë dhe po që se ne e ngarkojmë librin edhe me gramatikë, atëherë do të jetë shumë rëndë për mësim të gjuhës së shenjave dhe do të ketë një ngurrim tek njerëzit.”, – deklaroi Valdeta Hajdari Kasapi nga ITShKSh.

Kasapi tha se në elaborat të këtij libri ka përfshirë edhe kyçjen e gjuhës së shenjave në programin arsimor fakultativ, që fëmijët një herë në javë të mësojnë gjuhën e shenjave dhe në të ardhmen të kenë mundësi të komunikojnë edhe me personat e këtij komuniteti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments