7.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShkup/ Lëvizja“BESA”-FR pyeti BDI-në për vrasjen e Harun Aliut, Almirit, rastet “Monstra”,...

Shkup/ Lëvizja“BESA”-FR pyeti BDI-në për vrasjen e Harun Aliut, Almirit, rastet “Monstra”, “Sopoti”, “Kumanova”, “Alfa”… (VIDEO)

linku http://lajmpress.org/besa-kerkon-llogari-nga-bdi-ja-per-vrasjen-e-harun-aliut-almirit-rastet-monstra-sopoti-kumanova-video/

Të rinjtë e Lëvizjes Besa kanë kërkuar sot para qeverisë llogari për moszbardhjen e rasteve të montuara që kanë ndodhur gjatë kohës që BDI-ja është në pushtet, shkruan gazeta LAJM. Në mënyrë simnolike para dyerve të ndërtesës së qeverisë përfaqësuesit e lëvizjes Besa kanë lënë një kuti të mbushur me emrat e proceseve të montuara kundër shqiptarëve. “Dështimet e kësaj qeverie nuk kanë të ndalur. Jemi të vetëdijshëm se kjo qeveri LSDM-BDI ka humbur rrugën në oborrin e vet, prandaj jemi sot këtu për të kujtuar dështimet apo rastet që nuk kanë epilog ndërsa kanë ndodhur në qeveritë që kanë emëruesin e përbashkët BDI-në, e cila një kohë me VMRO-në dhe tani me LSDM-në janë rahatuar në kolltuqet qeveritare dhe si duhet mundohen që përmes kalimit të kohës të heshtin rastet që kanë indikacione shumë të mëdha se kanë qenë të montuara. Ne sot pyesim publikisht se kur ky shtet do të jep përgjegjësi për këto raste si “Sopoti”, “Alfa”, “Monstra”, “Kumanova” likuidimi i Harun Aliut me shokë, Almirit, dënimet e ulëta për vrasësit maqedonas krahasuar me dënimet për shqiptarët”, tha në konferencën për media para ndërtesës së Qeverisë, Elmedin Memishi, zëdhënës i Lëvizjes BESA./Gazeta Lajm

"BESA" pyet BDI-në për vrasjen e Harun Aliut, Almirit, rastet "Monstra", "Sopoti", "Kumanova"… (VIDEO)

"BESA" pyet BDI-në për vrasjen e Harun Aliut, Almirit, rastet "Monstra", "Sopoti", "Kumanova"… (VIDEO)

Geplaatst door Lajm TV op Donderdag 18 juli 2019
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments