Është ende herët për revokimin e çertifikatave, tha zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, mjeku Zllate Mehmedoviq.
“Jemi në fazën e transmetimit të gjerë të virusit, kemi një numër të madh të të infektuarve.
Heqja e çertifikatave që vlejnë për kontrollin e lëvizjes së qytetarëve në ambiente të mbyllura, mund të shkaktojë transmetim më të madh të vizorit, sepse çertifikata ka peshën e vet dhe mbron ata që nuk mund t’i kenë”, thotë Mehmedoviq.
Komisioni për Sëmundjet Infektive (KSI) propozon që vlefshmëria e çertifikatave të personave që kanë kaluar coronavirusin nga 45 ditë të rritet në 180 ditë.