7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmeShkup / Drejtoresha Kosana Mazneva pasi ofendoi për grupe mafioze, largoi...

Shkup / Drejtoresha Kosana Mazneva pasi ofendoi për grupe mafioze, largoi nga puna 27 punëtorë tek “Higjiena Komunale”,25 shqiptarë…a do të reagojë P.TH.P Shkup,ndaj Maznevës?!

Lajmi interaktiv

Edhe kjo ndodh ,në Maqedoni e cila pritet të trasojë rrugën europiane ,por në vende kyçe ende ka drejtor me njëmendësi nacionale shovene sllavo maqedone post komuniste .Kanë apo nuk kanë të drejtë ,puntorët të protestojnë ,është çështje e institucioneve dhe sindikatave.POR DREJTORESHA MAZNEVA PASKA DITUR TË LEXOJË NACIONALITETIN PROTESTUESËVE ,nga 27 ,25 prej tyre shqiptarë ,dhe me regjistër të përgaditur që më parë bënë fshesën e shqiptarëve,sepse qind për qind në ato vende udhëheqëse ose kontrolluese do vihen nga blloku maqedonas ,kjo me siguri e nxitur nga fletë rufetë e VMRO-DPMNE-së ,për të krijuar acarim të situatës ndërnacionale mes shqiptarëve dhe të tjerëve,në SHKUP… .

PRA VENDI DHE KOHA ËSHTË TË REAGOJË PROKURORIA THEMELORE E SHKUPIT NDAJ DREJTORESHËS MAZNEVA PËR NXITJE TË URREJTJES NACIONALE NË VENDET E PUNËS .VMRO-DPMNE ka gisht në këtë histori hakëmarrëse STAMPEDO institucionale kjo as që diskutohet .RUSIA si duket dhe WAGNER po shtrijnë ndikimin edhe në qarqe tjera të eshaloneve,në BALLKANIN PERENDIMOR …E PARA E PUNËS …NË MËNYRË URGJENTE NESËR TI DËRGOJË NË KONTROLLE TË GJITHA ESHALONET E PUSHTETIT DUKE FILLUAR NGA DAP-i,INSPEKTORATE TË PUNËS;INSPEKTORATE TË SHËNDETËSISË :INSPEKTORATIN I PUNËS TË KONTROLLOJË NESËR ZËVENDËSUESIT JANË ME VENDIM DHE KUR E HAPI KONKURSIN .DUHET TË REAGOJË QEVERIA ME MARJEN E KOMPETENCAVE KRYETARES SË KOMUNËS ARSOVSKËS DHE MAZNEVËS .QEVERIA E KA KËTË LEGJIMITET…Partitë shqiptare të cilës do ngjyrë njëherë e përgjithmonë duhet ti bashkojë qëllimi PADREJTËSIA NDAJ SHQIPTARIT nuk është me rëndësi ngjyra politike ,sot këta,nesër ju….duhet të tërhiqen nga KËSHILLI I QYTETIT TË SHKUPIT …www.telegrami.mk

==================================

lajmi aktiv që qarkullon

Në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” në Shkup janë larguar edhe 27 të punësuar tjerë, në një periudhë kur të punësuarit kanë ndërprerë protestën treditore, transmeton Portalb.mk.

Punonjësit e “Higjienës Komunale” sot kanë ndërprerë protestën e tyre, duke premtuar që kërkesat e tyre do t’i kërkojnë përmes formave tjera ligjore.

Ndërkohë, drejtoresha e kësaj ndërmarrje, Kosana Mazneva, ka shkarkuar sot edhe 27 persona tjerë të cilët kanë qenë të punësuar në pozita të ndryshme në këtë ndërmarrje.

Punëtorët e “Higjienës Komunale” në Shkup sot e kanë ndërprerë protestën, konfirmuan për Portalb.mk nga Sindikata e Higjienës komunale, ndërkaq kërkesat për kthimin e punëtorëve të përjashtuar, rritje të pagave dhe stazh të beneficuar vazhdojnë të vlejnë dhe do të kërkohen në ditët në vijim.

Punëtorët e Higjienës Komunale Shkup prej 7 korrikut protestojnë në shenjë revolte ndaj menaxhmentit pasi që siç thonë ata, i kanë larguar dhjetëra punëtorë, por edhe se nuk plotësohen kërkesat e tyre për rritje të pagës, K-15 dhe stazh të beneficuar.

Siç thonë ata, derisa nuk kthehen në punë kolegët dhe nuk plotësohen kërkesat e tyre, nuk do të dalin në terren t’i mbledhin mbeturinat.

Në mesin e të përjashtuarve nga puna, sipas punëtorëve, është edhe kryetari i Sindikatës së Higjienës Komunale, Deli Dardhishta me përvojë pune mbi 30 vjet.

Sipas tyre, janë larguar nga puna me dhjetëra persona, ndërsa 50 punëtorë tjerë kanë marrë paralajmërim për përjashtim pasi kanë protestuar një javë më parë. Ata ankohen se drejtoresha i shikon kamerat e sigurisë dhe kush shihet se ka protestuar, e largon nga puna.

Drejtoresha e Higjienës Komunale, Kosana Mazneva, rreth orës 1 të mëngjesit, me asistencë policore erdhi për t’i lutur punëtorët që të dalin t’i pastrojnë rrugët me disa premtime të vakta për zgjidhjen e problemit, megjithatë punëtorët njëzëri refuzuan që të dalin në terren pa u plotësuar kushtet. Ajo u ndesh drejtpërdrejtë me punëtorët, të cilët deri sot ka refuzuar t’i takojë.

Kosana Mazneva u emërua drejtoreshë nga kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska më 12 korrik të vitit 2022, pasi paraprakisht u shkarkua asokohe drejtori i vetëm shqiptarë i ndërmarrjeve publike të Qytetin e Shkupit, Zudi Koka për shkak të incidentit gjatë protestave antievropiane në Shkup, ku vëllai i tij kishte gjuajtur me armë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments