Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në Gjykatën Civile në Shkup ka ndërruar jetë një person, i cili ishte dëshmitar në një proces gjyqësor.
“Më 14.10.2025, në SPB Shkup u raportua se në Gjykatën Themelore Civile të Shkupit kishte ndërruar jetë Z.D., i cili ishte dëshmitar në një gjyq. Mjeku nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore konstatoi vdekjen, dhe me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion”, njoftojnë nga MPB.