8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShkup / Daçiqi në takim me Mickoskin, kanë biseduar për avancimin e...

Shkup / Daçiqi në takim me Mickoskin, kanë biseduar për avancimin e marrëdhënieve

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë vizitës njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot pati takim me Kryeministri Hristijan Mickoski, me ç’rast u bisedua për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Një nder të veçantë, gjatë vizitës sime njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, më bëri kryeministri Hristijan Mickoski, me të cilin në një drekt pune bisedova për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dhe forcimin e bashkëpunimit, për dobi të ndërsjellë të popullit të Serbisë dhe Maqedoni”, ka shkruar Daçiq në profilin e tij në Instagram, duke postuar foto nga takimi.

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot në Kumanovë ishte nikoqir i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ku kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit, uljen e turmave në vendkalimet kufitare, përballja me migracionin, patrullimet e përbashkëta dhe mbështetjen e ndërsjellë. .

Daçiq kishte takim edhe me kryetarin e komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments