-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSHKUP: ASH – AAA MARSH PROTESTE PËR DEMOKRACI

SHKUP: ASH – AAA MARSH PROTESTE PËR DEMOKRACI

Koalicioni ASH-Alternativa ka mbajtur protestën “Marshi për Demokraci”, përmes së cilës shprehën revoltën, sic thanë, kundër parregullsive zgjedhore dhe shkeljes së vullnetit të qytetarëve, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 Korrikut.

Për të evituar çfarëdo mundësie për infektim, organizatorët thanë se janë kujdesur edhe për numrin e pjesëmarrësve.

Marshi filloi nga Parku i Çairit për të përfunduar para Zyrave të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup. Përmes një deklarate nga ky koalicion kërkojnë të dënohet abuzimi me të drejtën e votës dhe mos të njihet legjitimiteti i BDI-së si përfaqësuese e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe me ndihmën e BE-së të fillojë procesi i reformimit rrënjësor të Kodit Zgjedhor.

Kreu I Alternativës dërgoi dy mesazhe. I pari drejtuar partive maqedonase kurse I dyti për bashkësinë ndërkombëtare.

Pasi Gjykata Administrative hodhi poshtë të gjitha ankesat e partive politike, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut shpalli rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të 15 Korrikut. Sipas tyre Koalicioni “Mundemi” që udhëhiqet nga socialdemokratët fitoi 46 mandate, VMRO-DPMNE-ja 44, BDI-ja 15, koalicioni ASH-AAA 12 mandate, partia “E Majta” 2 dhe PDSH-ja 1 deputet./KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments