6.8 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeShkup -Ambasadorja e SHBA-së,Agelar : Ne po investojmë në luftën kundër korrupsionit...

Shkup -Ambasadorja e SHBA-së,Agelar : Ne po investojmë në luftën kundër korrupsionit në Maqedoni, por progresi nuk është i mjaftueshëm

Nuk ka përparim të madh në luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkanin Perëndimor, tha ambasadorja amerikane në vend, Angela Agelar, në forumin e sotëm për gratë kushtuar qeverisjes së mirë dhe kundër korrupsionit.

Në fjalën e saj ajo tha se SHBA-të kanë investime të konsiderueshme në luftën kundër korrupsionit sepse është në interesin më të mirë, por kthimi i investimit të tyre nuk ishte shumë i lartë.

Sipas ambasadores, nevojitet një nivel më i lartë i pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje për një demokraci paqësore dhe më të qëndrueshme.

“Rritja e përfshirjes politike të grave redukton mundësitë për konflikte”. Kur them pjesëmarrje, kam parasysh lidershipin, jo thjesht për t’u ulur në tryezë, por për të qenë në krye të saj”, tha ambasadori.

Javën e kaluar, Departamenti i Shtetit vuri në dukje korrupsionin qeveritar në raportin vjetor mbi përparimin e Maqedonisë. Në raport thuhet se Qeveria ka ndërmarrë hapa për të identifikuar, hetuar, ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarët që kanë kryer abuzime apo kanë marrë pjesë në korrupsion, por edhe në vitin 2022 ka raportime për zyrtarë që janë subjekt i praktikave korruptive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments