9.6 C
Tetovo
E martë, 19 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBota“Shkrin edhe trupat e njerëzve”, Rusia përdor armën e frikshme kundër ukrainasve...

“Shkrin edhe trupat e njerëzve”, Rusia përdor armën e frikshme kundër ukrainasve në Kursk

Rusia pretendon se ka përdorur një bombë termobarike kundër forcave ukrainase. Kështu u tha gjatë njoftimit të operacionit të cilësuar nga Kremlini si “anti-terrorist”, i cili është një përgjigje ndaj ofensivës së rrufeshme të Ukrainës në Kursk.

Ushtria ruse kreu sulme ajrore kundër forcave ukrainase dhe këto sulme përdorën bomba termobarike, të njohura edhe si bomba me vakum. Sipas mediave britanike, presioni i shpërthimit të zjarrtë të kësaj bombe mund të shkrijë trupat e njeriut.

Kjo nuk është hera e parë që Moska përdor armë të tilla, pasi zyrtarët ukrainas pretendojnë se ato janë përdorur vetëm disa javë pasi filloi lufta, në shkurt 2022.

Përdorimi i bombave me vakum nuk është shkelje e ligjit ndërkombëtar, por shënjestrimi i civilëve me to cilësohet një shkelje e rëndë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments