5.3 C
Tetovo
E martë, 7 Janar, 2025
BallinaLajmeShkon në katër numri i viktimave nga aksidenti në Rashçe – nga...

Shkon në katër numri i viktimave nga aksidenti në Rashçe – nga Vardari nxirret edhe një trup i pajetë!

hkon në 4 numri i viktimave të aksidentit tragjik në rrugën Saraj – Rashçe të Shkupit.

Pasdite, pas orës 15.00, nga ujrat e Vardarit, është gjetur trupi i pajetë e viktimës së katërt, të aksidentit të djeshëm tragjik kur një automjet “Audi” me targa të Shkupit doli nga rruga dhe ra në lumin Vardar.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi do të dërgohet për obduksion.

PTHP

“Pasi nga ujrat e Vardarit u tërhoq edhe një trup i pajetë i një mashkulli, udhëtar në makinën që dje doli nga rruga në Rashçe, Prokurori Publik urdhëroi obduksionin për viktimën e katërt të aksidentit. Punohet për zbardhjen e rastit.”

Një ndejë familjare përfundoi tragjikisht për Familjen Arsllani nga Gërçeci i Shkupit. Teksa ktheheshin, aksidenti tragjik, mori jetën e babait, bashkësortes së tij, njërës prej vajzave dhe nusja e djalit që kishte ardhur nga Italia për festat e fundvitit.

Mbrëmë, rreth orës 21.00, sipas MPB-së, pjesëtarët e Njësisë “Tigrat” nga ujrat e Vardarit kishin nxjerrë automjetin “Audi” me targa të Shkupit, ku ishin gjetur tre gra pa shenja jete, të moshës 23, 25 dhe 59 vjec, të gjithë nga Gërçeci i Shkupit.

Aksidentit i ka mbijetuar një 4-vjecar I kësaj familjeje, I cili dje ishte gjetur nga kalimtarë të rastit dhe me urgjencë ishte dërguar në spital. Situata e tij shëndetësore është stabile.

Mbrëmë dhe sot që nga orët e mëngjesit, ekipe të specializuara të policisë por edhe zjarrfikësit kishin ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për të gjetur personin e katërt – viktimë të kësaj tragjedie.

Ishin angazhuar njësitë speciale të policisë “Tigrat” dhe të Armatës “Ujqit” por edhe shumë qytetarë të fshatrave përreth, kurse në qiell ishin ngritur edhe dronët.

Një familjar i viktimave rrëfen operacionin e kërkim – shpëtimit duke u shprehur paksa I ngushëlluar se situata shëndetësore e fëmijës 4-vjecar është stabile dhe trajtohet në spital

 XHEVDET BELA-FAMILJAR I VIKTIMAVE

“Intervenimi nga ana e zjarrfikësve shumë dobët, falë fshatarëvë këtu, fshatit sfillare fshatrat për rreth ato shumë kanë ndihmu për ndryshë këto të tjerët shumë dobët. Veturën e kam parë atje, e kishin lidhur banorët e fshatit sidomos fshati Sfilare shumë ka kontribu se këto të tjerët pa pajisje kanë ardhur veç një veturë e zjarrfikësve. Dhëndri vazhdon të kërkohet. T`i kishim tërhjek ma shpejt ndoshta edhe dhëndrin do ta gjejshim kufomën të paktën. Fëmija ka pak lëndim por mirë është. E kanë trajtu mirë në spital. Ishalla gjindet edhe dhëndri se rasti është i tmershëm.”

Për ekipet e shpëtimit, kushtet e vështira atmosferike, kanë ndikuar që operacioni të mos përfundojë natën e aksidentit.

BAJRAM DEMIRI – ZJARRFIKËS

“Kemi ardhur këtu kemi fillu kërkim shpëtimi mirëpo për fat të keq kushtett e vështira atmosferike dita shumë e shkurtë është erësu herët edhe nuk kemi pasur mundësi në kohë ta nxjerrim veturën edhe viktimat në to. Për fat të mirë fëmiju ka shpëtuar aksidentit. Operacioni ka filuar prej orës 19, ka pasur nevojë të priten shumë drunj edhe të hyhet me skavador deri poshtë edhe me kamionin tonë. Filluam me tërheqjen e veturës deri diku ka ora 11 e gjyseë I natës. Për fat të keq tre persona ishin Brenda, personi katër fati nuk dihet për të.”

Teksa në Gërçec të Shkupit bëhen përgatitjet për ceremoninë mortore, rasti tragjik ka tronditur opinionin në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments