Të paktën 63 persona kanë vdekur e miliona kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa uragani “Helene” ka goditur juglindjen e SHBA-së.
Në Karolinë të Veriut, mbi 400 rrugë mbesin të mbyllura ku qyteti Asheville është bllokuar tërësisht. Në këtë qytet janë raportuar dhjetë të vdekur. Furnizimet atje po dërgohen nëpërmjet ajrit për banorët, ka thënë guvernatori i shtetit Roy Cooper.
Zyrtarët po vazhdojnë operacione të shpëtimit nëpërmjet varkave, helikopterëve dhe automjeteve të mëdha.
Dëmet e shkaktuara nga stuhia pritet të arrijnë në miliarda dollarë, është thënë nga institucionet financiare.