Shkëndija e Tetovës do ta zhvillojë sot ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë kualifikues në Evropa Ligë.
Por Shkëndija para vetes do ta ketë një kundërshtarë mjaft të vështirë, siç është Tottenhami me trajner “Special One”.
Trajneri i Shkëndijës është deklaruar për ndeshjen që do ta zhvillojnë kundër Tottenhamit, duke u treguar optimist.
“Është kënaqësi që do të kemi përballë një nga ekipet elitare dhe trajnerin më të mirë në botë. Për këtë ia vlen që të bëjmë një ndeshje të bukur të enjten. E kam theksuar se çfarë që të ndodhë Shkëndija do të dali e fituar”, tha trajneri Ernest Gjoka.
Sfida në mes Shkëndijës dhe Tottenhamit do të fillojë në orën 20:00,transmetohet në kanalet e Super Sportit shqiptar