Kina është identifikuar prej kohësh si epiqendra e shpërthimit të Covid-19, i cili tani ka regjistruar 530 mijë viktima në të gjithë botën.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) do të fillojë një mision kontrolli brenda disa ditësh në Pekin për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.
Por përpara misionit kritik, një nga studiuesit kryesorë të Kinës, Wang Guangfa këmbënguli që OBSH gjithashtu duhet të shkojë në Spanjë.
Zyrtari i lartë kinez iu referua studiuesve në Barcelonë të cilët thanë zbuluan mbetje të koronavirusit në kanalet e trajtimit të ujërave të ndotur që datojnë nga 12 marsi i vitit të shkuar, shkruan express.co.uk.