11.9 C
Tetovo
E hënë, 16 Shtator, 2024
BallinaLajmeShkëmbimi i zjarrit mes Sekiraqëve e Capave: Rreth 100 plumba janë shkrepur...

Shkëmbimi i zjarrit mes Sekiraqëve e Capave: Rreth 100 plumba janë shkrepur nga dy grupet.Sot varroset Premtim Gashi që mbeti i vrarë mbrëmë nga përleshja “Sekiraqa-Capat”

Familjet Sekiraqa dhe Capat, të njohura edhe si grupe që janë në konflikt qe një kohë vazhduan ‘betejën’ të dielën mbrëma që përfundoi tragjikisht

Një konflikt me armë mes tyre në lagjen Aktash në Prishtinë la të vdekur një person dhe pesë të tjerë u plagosën. Të plagosurit po ruhen në QKUK dhe tashmë Policia ka dalë me raport zyrtar.

Nga Policia kanë bërë me dije se pesë personat e plagosur janë duke u trajtuar në QKUK, “nën masën e arrestit dhe mbikëqyrjes policore”.

Ndërkohë, gazeta ka mësuar se nga dy grupet është gjuajtur me armë rreth 100 herë.

Salih Sekiraqa, Korab Gashi (vëllai i të vrarit Premtim Gashi), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar), janë të dyshuar për përfshirje në këtë incident tragjik.

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe tashmë kanë nisur hetime intensive nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Sot varroset Premtim Gashi, personi që mbeti i vrarë nga përleshja e mbrëmshme mes dy grupeve Sekiraqa-Capat”.

Lajmin e ka konfirmuar një mik i të ndjerit përmes një postimi në Facebook.

Siç thuhet në njoftim, të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e Prishtinës në orën 16:00.

“Njoftim: Familjar, miq e dashamirë me dhimbje të thellë ju njoftojm se sot me datenë 02.09.2024 nderroj jetë më i dashuri jonë Premtim Gashi duke na lënë perherë të pikelluar. Varrimi i të ndjerit behet sot me daten 02.09.2024 me Namaz të Ikindis në/s ora 16:00 në varrezat e Prishtinës ( Arbëri-Dragodan )”, thuhet në postimin e mikut të të ndjerit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments