8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaOpinionShkëlzen Halimi / DËSHPËRIMI NGA “DEMOKRACIA” SHQIPTARE

Shkëlzen Halimi / DËSHPËRIMI NGA “DEMOKRACIA” SHQIPTARE

Fatkeqësisht, politizimi i shoqërisë shqiptare do të shndërrohet në një sëmundje vdekjeprurëse. Krah më krah do t’u hapen portat injorantëve, të cilët me kohë do t’i zënë pozitat e vendosjes. Vizioni i vetëm i tyre do të jetë lakmia dhe, natyrisht, do të bëhen të përdorshëm nga grupe të ndryshme (provinciale) të interesit. Kjo gjendje shpesh rezultoi të jetë aspak e favorshme. Të rinjtë shqiptarë që përbënin një armatë të madhe të të papunëve, shpëtimin e vetëm do ta shihnin sa më larg vendlindjes së tyre. Ata me kohë do të kuptojnë se premtimet e “politikanëve” ishin fjalë boshe, mashtruese. Realiteti i ri nuk premtonte për një ekuilibër të qëndrueshëm socio-ekonomik, ndaj dhe ikja në shtetet perëndimore konsiderohej si shpëtim i vetëm.
Pra, tani do të kemi një tip të ri të mërgimit që do të vijë në shprehje për shkak të dëshpërimit të madh nga “demokracia” shqiptare, me të cilën u abuzua më përmasa të tmerrshme. Nëse dikur mërgimi u shfrytëzua edhe për ri-zgjimin e nacionalizmit shqiptar dhe që do të konsiderohej si fidanishte që prodhoi aq shumë nacionalistë (kujtojmë komunitetin e mërgimtarëve tanë në Bukuresht, Sofje, Stamboll, Kajro, SHBA etj), të cilët me shqiptarizmin e tyre do ta ringjallin identitetin e harruar të shqiptarëve, tani vinte në shprehje e kundërta, dëshpërimi jo vetëm nga ajo që ishte shqiptare, por edhe nga vetvetja. Nuk ishin të paktë ata që vlerësonin se: “kemi lindur në hapësirë dhe kohë të gabuar”. Në fakt, manipuluesit do të krijojnë rrethana të atillë që shumë të rinj që kishin mbaruar arsimimin sipëror, të mos shohin rrugëdalje tjetër, pos largimit dhe vendosjes në ndonjë nga vendet perëndimore…Perspektiva e tyre ishte më shumë se e zbehtë…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments