Pas vdekjes së Vedat Ademit, ku prindërit dyshojnë se ndodhi për shkak të lëshimeve nga ana e mjekëve, ministri i shëndetësisë, Arben Taravari bëri të ditur se ka shkarkuar drejtorin e Spitalit të Kumanovës, Stefan Trajanovski, shkruan TV21. Tutje Taravari bëri të ditur se, gjatë ditës së nesërme, do të emërohet drejtor i ri i spitalit.
“Nesër në kolegiumin e ministrisë së Shëndetësisë do t’i marrim emrat e mundshëm për drejtor të ardhshëm të Spitalit të Kumanovës dhe sigurt nesër do ta emërojmë drejtorin e ri”, deklaroi Taravari.