15.3 C
Tetovo
E enjte, 29 Maj, 2025
BallinaLajmeShkarkohet Yllka Nuredini, Viola Ramadani do të udhëheq me shtabin e FRASH...

Shkarkohet Yllka Nuredini, Viola Ramadani do të udhëheq me shtabin e FRASH në zgjedhjet lokale Mbi Arben Taravarin ata zgjodhën Adnan Azizin (VIDEO)

Yllka Nuredini u shkarkua nga pozita e kryetares së FRASH-it, tha kreu sot kreu i ASH-së Arben Taravari, dhe bëri të ditur se ne vend të saj është emëruar Viola Ramadani. Taravari tha se Viola Ramadani së bashku me Besir Mehmetin dhe anëtarët e tjerë të FRASH-it do ta udhëheqin fushatën në zgjedhjet lokale.

“Yllka Nuredini zgjodhi të shkojë në anën e Adnan Azizit dhe Izet Mexhitit. Ne i urojmë Yllkës shumë shëndet dhe shumë suksese. I falënderojmë për angazhimin e deritanishëm. Pasi që Kuvendi vendosi njëzëri, jemi para zgjedhjeve, ta zgjedhim kryetarin e shtabit të FRASH për zgjedhjet lokale të cilat janë shumë të rëndësishme për ASH-në dhe vendimi ishte unanim që Viola Ramadani së bashku me Besir Mehmetin, së bashku me nënkryetarët e FRASH dhe të gjithë komplet ekipin që janë këtu ta udhëheqin komplet fushatën”, tha Taravari.1. Distancimin nga veprimet e një pjese të kryesisë së ngushtë të FRASH-it.
2. Formimi i Shtabit Qendror Zgjedhor të FRASH-it dhe Këshillit të Përgjithshëm të përbërë nga kryetarët e degëve si organet e vetme përfaqësuese dhe funksionale të forumit.
Ku shefe e Shtabit Qendror Zgjedhor u zgjodh VIOLA RAMADANI dhe sekretar i shtabit unë, BESIR MEMETI. Nga ky moment FRASH
është në fushatë zgjedhore
dhe nga këtu lajmërojmë se pushojnë të gjitha organet tjera të forumit.
➢ Sot kemi dy gjendje faktike, pa vend për hipoteza apo interpretime të shpikura nga kundërshtarët tanë.
➢ Në njërën anë qëndron Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, së bashku me strukturat dhe anëtarësinë që vijon punën në zyrat tona.
➢ Në anën tjetër janë 5 FIGURA interesante, të ashtuquajturit “liderët e VLEN-it”, që udhëhiqen nga Adnan Azizi, i cili është emëruar shef i shtabit të tyre.
➢ Të zgjedhësh Adnan Azizin mbi Arben Taravarin do të thotë të jesh thellësisht i manipuluar.
➢ Ne e kuptojmë se shumë prej vëllezërve dhe motrave tona janë vënë në këtë pozitë për shkak të dezinformatave, presioneve dhe kushteve të tjera.
➢ Sa janë andej dhe sa janë këndej, flet kjo fotografi vetë.
➢ Për këtë arsye, i ftojmë të reflektojnë dhe, në momentin që e kuptojnë se atje ku janë nuk janë as të respektuar e as të dëshiruar, t’i kthehen shtëpisë së tyre.
➢ Aleanca për Shqiptarët kontributin e tyre do ta ruajë me respekt nga vëllezërit dhe motrat e tyre që janë ende këtu, në vijën e parë të angazhimit.
➢ Kjo është një thirrje që i takon rinisë – që të mos mashtrohen dhe të mos lejojnë t’i nënshtrohen një projekti që punon KUNDËR INTERESAVE TË SHQIPTARËVE.
➢ Ne po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale me një listë aktivitetesh që kanë në qendër qytetarin dhe popullin SHQIPTAR.
➢ Të tjerët po shkojnë me faj, ankth dhe sytë nga karriera e tyre personale.
➢ Tetori është afër, shumë shumë afër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments