Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka shkarkuar nga detyra udhëheqësin e deritanishëm të inspekcionit komunal Sadat Sulejmani dhe në vend të tij me këtë sektor do të udhëheq Armend Saliu, shkruan Top24
Burime të afërta nga komuna e Tetovës për Top24 kanë bërë të ditur se ky ndryshim është procedural dhe se nuk ka asnjë prapavi tjetër.
Ndryshe ky është shkarkimi i dytë i udhëheqësit të inspektoratit komunal pas Abdulgani Alija.
Kasami javën që kaloi shkarkoi edhe drejtorin e ndërmarrjes publike Tetova Transport, Rafiz Mejdia.