Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, tha se nuk pret që zyrtarët e BE-së ta kuptojnë, por vendim i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për shkarkimin nga detyra të 4 anëtarëve të Ekipin Menaxhues për themelimin e Asociacionit, është i duhuri.
“Nuk pres që zyrtarët e BE-së ta kuptojnë, por vendimi i Albin Kurtit, ishte në fakt i vetmi i duhuri për ta mbajtur gjallë këtë proces pasi drafti i paraqitur nga Ekipi i Menaxhues bëri një tallje të plotë me BE-në dhe dialogun e saj”, ka shkruar ai në Twitter.
I don’t expect EU officials to realise it, but the decision by @AlbinKurti was actually the only right one to keep this process alive as the ASM draft put forward by the Mgmt Team, led by MP Vucicevic (who defected from 🇽🇰 to 🇷🇸), made a complete mockery of the EU & its dialogue. https://t.co/V23K0lXeE4
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) May 4, 2023