Kandidati i AKI për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, në një konferencë për media ka denoncuar kontratën 15-vjeçare që Komuna ka nënshkruar me një operator privat për ndriçimin publik të qytetit, duke e cilësuar atë si një nga marrëveshjet më skandaloze në historinë e Tetovës
85% për operatorin privat, vetëm 15% për Bashkinë! \n\n
Kështu udhëheqësia aktuale e shiti ndriçimin publik të qytetit, me kontratën e turpshme 15 vjeçare, të nënshkruar më 17.11.2023.
Për 15 vite gati 25 milion € nga xhepat e qytetarëve do të shkojnë për pasurimin e individëve!
POR KJO NUK KALON MË!
Ne do ta anulojmë këtë marrëveshje menjëherë. Tetova nuk shitet dhe nuk blihet! \n\n