9.4 C
Tetovo
E shtunë, 26 Prill, 2025
BallinaLajmeSHIPSHS -MPMS alarmon se është vënë në pikëpyetje vlefshmëria e licencave të...

SHIPSHS -MPMS alarmon se është vënë në pikëpyetje vlefshmëria e licencave të punës të të gjithë stomatologëve

Shoqata e institucioneve private të shëndetit stomatologjik dhe mjekët privat të Mjeksisë stomatologjike SHIPSHS MPMS alarmojnë se është vënë në pikëpyetje vlefshmëria e licencave të punës të të gjithë stomatologëve në vend që kanë rilicencuar me certifikata të lëshuara nga shoqata fiktive që nuk ishin të regjistruara në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga SHIPSHS MPMS njoftojnë se alarmi i tyre shumëvjeçar për padrejtësitë në Odën stomatologjike të Maqedonisë janë konfirmuar përmes raportit 17-2579/1 nga 25.02.2025 në Ministrinë e Shëndetësisë ku siç thuhet, “konstatohet një numër i madh parregullsish dhe operacionesh të paligjshme në Odën stomatologjike të Maqedonisë”.

“Oda Stomatologjike e Maqedonisë, apo kryetari i Odës në periudhë prej vitit 2018 deri në vitin 2025 në kundërshtim me nenin 23, nenin 24 dhe nenin 25 nga Rregullorja mbi format e zhvillimit të vazhdueshëm profesional, kriteret për klasifikimin e formave, kriteret për përzgjedhjen e zbatuesve të formave të zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe pikat e zhvillimit të vazhdueshëm profesional për rinovimin e licencës së punës për punonjësit e kujdesit shëndetësor me arsim të lartë në fushën e stomatologjisë (“Gazeta zyrtare e RMV-së” nr.217/20), përfshin 26 kontrata, 4 janë me Fakultet, ndërsa 19 të tjera janë me shoqata që nuk janë të regjistruara në Regjistrin qendror të RMV-së të cilët nuk kanë llogarinë e tyre bankare aktive dhe nuk i plotësojnë kriteret e neneve të lartpërmendura të Rregullores”, thuhet në njoftimin e SHIPSHS MPMS.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments