11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShilegovi / Policia të angazhohet në vendosjen e rregullit në bulevardin Cvetan...

Shilegovi / Policia të angazhohet në vendosjen e rregullit në bulevardin Cvetan Dimov, pranë Çairçanjës ( video)

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme që të bëjë më mirë punën e saj dhe të mos lejojë parkimet e jashtëligjshme të veturave në bulevardin Cvetan Dimov i njohur ndryshe si Çairçanja. Ndalimi ose parkimi i veturave në bulevardin në fjalë, edhe sot kishte shkaktuar kaos në komunikacion, pavarësisht ndarjes me bankina prej betoni që iu bë korsive pak ditë më parë.

Qyteti nuk mund ta bëjë punën e policisë, për fat të keq. Unë mund vetëm të apeloj deri tek Ministria e Brendshme, këtë e bëj thuajse çdo ditë, lus, sepse nuk mundem të urdhëroj të ketë patrulla policore në disa pika problematike në mënyrë që parkimi i jashtëligjshëm të sanksionohet -deklaroi Petre Shilegov- kryetar i Qytetit të Shkupit.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme deri tani pa përgjigje rreth numrit të gjobave dhe vërejtjeve që janë shqiptuar në këtë bulevard gjatë 10 ditëve të fundit. Nga komuna e Çairit thanë dje se po punohet për një zgjidhje të përhershme të problemit përmes zgjerimit të bulevardit, por edhe ndërtimit të një parkingu në kate, që shihet po ashtu si mënyrë për zgjidhjen e kaosit në trafik në këtë territor. Por, Shilegov thotë se plani i dorëzuar nga Komuna e Çairit nuk përshtatej me planin detal urbanistik, sepse sipas tij për parking në kate nevojitet sipërfaqe më e madhe se parking i hapur, ku propozojnë të jetësohet ky plan.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments