17 C
Tetovo
E premte, 4 Tetor, 2024
BallinaLajmeShfuqizimi i “shqipes”, Filipçe konsideron se është “instrument për nxitjen e tensioneve...

Shfuqizimi i “shqipes”, Filipçe konsideron se është “instrument për nxitjen e tensioneve ndëretnike”

“Për fat të keq, si një instrument për nxitjen e tensioneve ndëretnike që konsideroj se nuk është në rregull”.

Kështu mes tjerash deklaroi kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe në Click Plus në TV21 kur është pyetur për Ligjin për përdorimin e gjuhëve – me të cilin parashihet heqjen e shqipes nga disa shërbime shtetërore.

Filipçe akuzoi VMRO-DPMNE-në se mekanizma të tillë, të cilat nxisin tensione ndëretnike, janë duke u aktivizuar në vazhdimësi.

“Konsideroj se kjo po ndodh në vazhdimësi nga ana e VMRO-DPMNE-së thjeshtë për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve, me të cilat do të ballafaqohen së shpejti”, tha Filipçe.

Përmendi edhe konotacionin që iu dha ligjit për “branitella”, që sipas tij nuk kishte bazë etnike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments