10.5 C
Tetovo
E diel, 9 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaShërbimi sekret qëllon një burrë të armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Shërbimi sekret qëllon një burrë të armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Një burrë i armatosur që besohet se po udhëtonte nga Indiana është qëlluar nga agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së pranë Shtëpisë së Bardhë pas një konfrontimi herët të dielën, sipas autoriteteve.

Askush nuk është plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur në mesnatë rreth një blloku nga Shtëpia e Bardhë, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret, raporton CBS42.

Presidenti Donald Trump ishte në Florida në momentin e të shtënave.

Shërbimi Sekret mori informacion nga policia lokale për një “individ vetëvrasës” të dyshuar, i cili po udhëtonte nga Indiana dhe gjeti makinën e burrit dhe një person që përputhej me përshkrimin e tij aty pranë.

“Ndërsa oficerët u afruan, personi nxori një armë zjarri dhe pasoi një konfrontim i armatosur, gjatë të cilit u qëllua nga personeli ynë”, ka njoftuar Shërbimi Sekret në një deklaratë.

I dyshuari është shtriar në spital. Shërbimi Sekret ka thënë se nuk dihet për gjendjen e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments