Këtë të mërkurë, nuk mund të mungonte edhe urimi i ish-presidentit republikan George W. Bush për Donald Trump, si Presidenti i 47-të i ShBA.
“Uroj presidentin Trump për zgjedhjen si presidenti i 47-të i SHBA, gjithashtu dhe zv.presidentin JD Vance dhe familjet e tyre”, u shpreh ai.
Në një deklaratë për mediat, Bush tha se ai dhe ish-Zonja e Parë, Laura Bush, i janë mirënjohës të gjithë zyrtarëve zgjedhorë.
“Pjesëmarrja e madhe në këto zgjedhje është shenjë e shëndetit të Republikës sonë dhe fuqisë së institucioneve tona demokratike. Laura dhe unë u jemi mirënjohës zyrtarëve zgjedhorë, punonjësve të sondazheve dhe vullnetarëve që mbikëqyrën zgjedhjet e lira, të drejta dhe të sigurta”, theksoi ish-presidenti amerikan.