-1.2 C
Tetovo
E premte, 17 Janar, 2025
BallinaLajmeShembet diga e HEC-it në Sasaj, balta e uji dëmtojnë 12 biznese...

Shembet diga e HEC-it në Sasaj, balta e uji dëmtojnë 12 biznese në plazhin e Bunecit

Situata në plazhin e Bunecit është normalizuar pas shembjes që pësoi një pjesë e murit të ujëmbledhësit të hidrocentralit në fshatin kodrinor Sasaj në bashkinë Himarë. Nga Lukova e afërt u njoftua orë më vonë se përmbytja e nënstacionit u bë shkak që zona të mbetej pa energji elektrike.

Ngjarja krijoi panik dhe rrezik për përmbytje mesditën e së enjtes, teksa rezervuari i furnizuar me gati 15.000 m3 ujë e zbrazi sasinë nëpër rrugët drejt detit dhe zhyti në baltë të paktën 12 biznese të Bunecit. 

Autoritetet njoftuan se ngjarja ndodhi rreth orës 12:26 dhe si rrjedhim i vërshimit të ujit segmenti rrugor nga Buneci drejt Lukovës u bë fillimisht i kalueshëm vetëm nga automjetet e rënda.Nuk pati probleme në njerëz nga fundosja e pjesës kufizuese të ujëmbledhësit, një ndërtim ky i vitit 2010.

Aktualisht aksi i rrugës nacionale Bunec–Piqeras është bërë i kalueshëm dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës. Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e Emergjencave Civile,” njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Policia u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence.

/rtsh.al/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments