Drejtori ekzekutiv i Qendrës Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit, Arianit Shehu, thotë se supozohet që grupi Wagner ka transferuar 190 miliardë Dollarë në konton e Putinit.
Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Shehu thotë se pretendohet se kjo shumë është hedhur në kontot e Putinit për të përkrahur luftën e Rusisë në Ukrainë.
Blendi Fevziu: A paguheshin nga Asadi?
Arianit Shehu: Tendenca e grupit Wanger ka qenë që në Afrikë të sigurohen minierat e arit dhe diamantit dhe pastaj në Siri, të sigurohen burimet e naftës. Supozohet që 190 miliardë Dollarë deri tani, grupi Wangner i ka transferuar në kontot e Putinit.
Blendi Fevziu: 190 miliardë Dollarë?
Arianit Shehu: Për të përkrahur luftën e Putinit në Ukrainë.
Blendi Fevziu: Çmenduri./tvklan.al