2.9 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeShefja e UNMIK-ut kërkon transparencë në hetime dhe llogaridhënie për sulmin e...

Shefja e UNMIK-ut kërkon transparencë në hetime dhe llogaridhënie për sulmin e Banjskës


Përfaqësuesja speciale e sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka bërë thirrje për transparencë në hetime dhe llogaridhënie për sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në konsultimet e saj të rregullta në Beograd, Ziadeh ka nënvizuar urgjencën për shtensionim dhe theksoi nevojën që të dyja palët t’i kthehen dialogut politik me mirëbesim.

Siç thuhet në njoftim, ajo gjithashtu bëri thirrje për transparencë në hetime dhe llogaridhënie në lidhje me ngjarjet e 24 shtatorit.

Ziadeh, sipas njoftimit, është duke u takuar me liderët politikë serbë dhe përfaqësues të ndryshëm të komunitetit diplomatik gjatë dy ditëve, para takimit të ardhshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments