6.6 C
Tetovo
E martë, 11 Nëntor, 2025
BallinaLajmeBotaShefi i ushtrisë franceze paralajmëron "përplasje" të mundshme me Rusinë para vitit...

Shefi i ushtrisë franceze paralajmëron “përplasje” të mundshme me Rusinë para vitit 2030

“E di që Rusia po riorganizohet ushtarakisht për të qenë e aftë të angazhohet në luftime kundër vendeve të NATO-s. Ne duhet të përgatitemi për këtë”, tha Mandon.

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Francës, Fabien Mandon përsëriti sot paralajmërimet e tij për t’u përgatitur për një “përplasje” të mundshme me Rusinë para vitit 2030, gjatë një interviste për gazetën “Ouest-France”, transmeton Anadolu.

“E di që Rusia po riorganizohet ushtarakisht për të qenë e aftë të angazhohet në luftime kundër vendeve të NATO-s. Ne duhet të përgatitemi për këtë”, tha Mandon.

Kjo pasoi fjalimin e tij të tetorit para Komitetit të Mbrojtjes, ku ai tha se ushtria franceze duhet të jetë “e gatshme për një përplasje brenda tre deri në katër vjetësh”, qoftë si një provë që tashmë po zhvillohet në forma hibride apo si diçka potencialisht më e dhunshme, sipas transmetuesit BFMTV.

Mandon riafirmoi se një grumbullim shenjash dhe elementësh inteligjence e shtyu atë të bënte vlerësimin, “të ndarë gjerësisht” nga aleatët e tyre të ngushtë si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja.

Ai thotë se forcat e armatosura marrin pjesë rregullisht në “stërvitje të mëdha” për t’u përgatitur për konfliktin dhe njoftoi organizimin e “Orion 2026”, një stërvitje që përfshin ushtrinë, vendet aleate dhe Unionin dhe se përfshirja është çelësi për mbrojtjen e vendit.

“Një përplasje e kësaj natyre kërkon shumë më tepër sesa forcat e armatosura. Ju nevojitet një vend i tërë pas saj. Rusia i ka studiuar shoqëritë tona dhe e di se forca jonë është uniteti. Nëse arrin të na fragmentojë dhe të na ndajë, mund të fitojë”, nënvizoi Mandon.

“Riarmatimi moral i kombit është po aq i nevojshëm sa edhe riarmatimi ushtarak”, tha Mandon dhe i bërë thirrje çdo qytetari francez të jetë i shqetësuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments