0.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaShefi i policisë në Florida: Nëse qëndroni dhe nuk largoheni nga uragani...

Shefi i policisë në Florida: Nëse qëndroni dhe nuk largoheni nga uragani Milton, shkruani emrin tuaj në trup

Drejtori i policisë në Florida ka një paralajmërim për të gjithë ata që vendosin të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pavarësisht se janë këshilluar që të evakuohen.

“Nëse qëndroni, atëherë ju lutemi shkruani emrin tuaj dhe emrin e të afërmve tuaj dhe numrin e telefonit në një nga pjesët e trupit tuaj”, tha për Sky News, William Tokajer, shefi i policisë për rajonin e Holmes Beach.

Ai tha se kjo u kërkohet për t’i identifikuar ata, në rast se “goditen nga moti i ligë siç është parashikuar nga ekspertët e fushës”.

“Nuk do të kemi asnjë prezencë policie, zjarrfikës, personel mjekësor atje, u kemi thënë të gjithëve se nuk është stuhia e duhur për të dalë jashtë”

Tokajer tha se autoritetet janë “shumë të shqetësuar” për uraganin Milton, të cilin ai e përshkroi si një “grusht në zorrë” vetëm dy javë pas shkatërrimit të shkaktuar nga uragani Helene.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments