Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka ngritur shqetësime mbi rritjen e ushtrisë kineze dhe manovrat e saj afër Tajvanit, duke u bërë thirrje anëtarëve të aleancës dhe vendeve të tjera që të punojnë së bashku për të mbajtur të hapura dhe të lira lundrimet detare në rajon, raporton agjencia e lajmeve “AP”.“Kina është duke i mbështetur përpjekjet e luftës së Rusisë. Kina po i rrit forcat e saj të armatosura, përfshirë flotën, në shpejtësi të madhe”, ka deklaruar Rutte para gazetarëve gjatë vizitës së tij në portin detar të marinës japoneze në Yokosuka të martën.
Japonia e konsideron Kinën si kërcënim për rajonin, teksa ka shtuar përpjekjet në vitet e fundit për të konsoliduar kapacitetet e saj ushtarake.