Drejtori i CIA-s, Williams Burns, ka thënë se ushtria ruse ka shumë probleme duke filluar nga personeli, pasi që presidenti rus Vladimir Putin javën e kaluar urdhëroi mobilizimin e 300 mijë rezervistëve.
Vendimi i Putinit, nxiti frikë dhe arratisje nga vendi, dhe kjo po vjen në kohën kur Ukraina ka çliruar rajonet që deri së fundmi ishin nën kontrollin e rusëve.
“Edhe nëse arrin të mobilizojë 300 mijë ushtarë, ai në fakt po i bën njerëzit mish për top në fron. Shumë prej tyre nuk janë të trajnuar si duhet, tashmë shumë prej tyre nuk do të mund të kryejnë as trajnimin bazik që kanë nevojë si dhe ka mungesë të mbështetjes logjistike. Ushtria e Putinit ka shumë probleme tjera: personeli ushtarak është një prej tyre”, shtoi Burns për CBS.
Sipas të parit të agjencisë së inteligjencës amerikane – CIA, është vështirë të thuhet nëse në këto momente Putin po bën blof apo jo.