17 C
Tetovo
E enjte, 21 Gusht, 2025
BallinaLajmeBotaSHBA-të lajmërojnë sanksione për dy gjyqtarë dhe dy prokurorë të Gjykatës së...

SHBA-të lajmërojnë sanksione për dy gjyqtarë dhe dy prokurorë të Gjykatës së Hagës, Rubio: Institucioni po përdoret si armë politike

Shtetet e Bashkuara njoftuan sot sanksione të reja kundër dy gjyqtarëve, një francez dhe një kanadez dhe dy prokurorëve në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, e cila është bërë delja e zezë e administratës Trump.Sanksionet janë shtesë e atyre të njoftuara në fillim të qershorit që synojnë katër gjyqtarë të tjerë të GJND-së. Dhe në shkurt, SHBA-të vendosën sanksione ndaj prokurorit të GJND-së, Karim Khan.

“Sot, po emëroj Kimberly Prost të Kanadasë, Nicolas Guillou të Francës, Najat Shamim Khan të Fixhit dhe Mam Madiaye Niang të Senegalit” për “pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë në përpjekjet e GJND-së për të hetuar, arrestuar, ndaluar ose ndjekur penalisht qytetarët e Shteteve të Bashkuara ose Izraelit, pa pëlqimin e asnjërit vend”, tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio në një deklaratë. Të katër gjyqtarët kanë qenë të përfshirë në raste që përfshijnë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.Shtetet e Bashkuara “kanë shprehur qartë dhe me vendosmëri kundërshtimin e tyre ndaj politizimit të GJND-së”, shtoi ai, duke theksuar se institucioni me seli në Hagë “përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe është përdorur si një armë ligjore lufte kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatit të saj të ngushtë, Izraelit”.

Shtetet e Bashkuara janë veçanërisht të shqetësuara për procedurat që synojnë ushtarët amerikanë në Afganistan, të dyshuar për krime lufte apo edhe për urdhër-arrestet e GJND-së kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të tij të Mbrojtjes Yoav Galland, të cilët dyshohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në luftën në Gaza.

Masat e shpallura përbëhen nga ndalimi i hyrjes në territorin amerikan dhe ngrirja e aseteve të mundshme në SHBA dhe çdo transaksioni financiar me këta individë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments