Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë “shqetësim të madh” se Kina mund të furnizojë Rusinë me pajisje ushtarake që mund të përdoren nga Presidenti rus, Vladimir Putin kundër Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë.
Sekretarja e shtypit, Jen Psaki u tha gazetarëve në konferencën e fundit në Washington se dështimi i Kinës për të denoncuar veprimet e Rusisë “flet shumë”.
Ajo tha se presidenti Joe Biden do ta ngrejë këtë temë me homologun e tij kinez, Xi Jinping, në një telefonatë të planifikuar për të premten, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Të hënën, SHBA paralajmëroi aleatët se Kina kishte sugjeruar se ishte e hapur për një lëvizje për të ofruar mbështetje ushtarake dhe ekonomike për Rusinë, thanë raportet e mediave.
Ministria e Jashtme kineze akuzoi ShBA-në për përhapjen e dezinformatave dhe Rusia mohoi t’i kërkonte Pekinit ndihmë ushtarake./21Media