Trupat ruse nuk e kanë më kontrollin e plotë të qytetit jugor të Ukrainës, Kherson, pas një kundërsulmi nga forcat ukrainase, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane të premten, shkruan Sky.
Kherson ishte qyteti i parë i madh që u pushtua nga Rusia, me forcat që morën kontrollin e qytetit brenda javës së parë pas pushtimit.
“Ne nuk mund të vërtetojmë saktësisht se kush e ka kontrollin e Khersonit, por nuk duket të jetë në kontrollin rus aq shume sa ishte më parë. Ukrainasit po përpiqen të marrin Khersonin përsëri. Ne mund të argumentojmë që Khersoni është një territor i kontestuar përsëri”, deklaroi zyrtari amerikan.
Nëse Rusia humbet Khersonin në jug, do të ishte pengesë e madhe në fushëbetejë dhe do të komplikonte çdo përpjekje të rusëve për të marrë portin e Odesës në Detin e Zi