Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka reaguar pas vendimit të DASH për shpalljen non-grata të disa politikanëve dhe biznesmenëve në Ballkan, përfshirë dhe Shqipërinë. Në Twitter Blinken shkruan: Qeveria e SHBA ndërmori veprime për të nominuar aktorë në Ballkanin Perëndimor për aktivitete destabilizuese dhe korruptive. SHBA dhe partnerët si Britania e Madhe po mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin evropian të rajoni.