Presidenti rus Vladimir Putin përdori dy të tretat e fuqisë totale luftarake të Rusisë për pushtimin ushtarak, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
“Kjo ende do të thotë se ai ka një të tretën tjetër jashtë Ukrainës, gjë që nuk është e parëndësishme,” shtoi zyrtari.
Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se forcat ruse kanë lëshuar më shumë se 320 raketa që nga mëngjesi i sotëm.
“Shumica e këtyre raketave janë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi,” tha zyrtari.