FBI arrestoi të premten një gjyqtare të Qarkut Milwaukee, tha Drejtori i kësaj agjencie Kash Patel në mediat sociale, duke e akuzuar atë se ka ndihmuar një emigrant pa dokumente të shmangin arrestimin.
Gjyqtarja Hannah Dugan po përballet me dy akuza për pengim dhe fshehje të individit nga arrestimi, tha një zyrtar i zbatimit të ligjit për CNN.
Patel tha se FBI beson se gjyqtarja i ka çorientuar qëllimisht agjentët federalë nga subjekti që do të arrestohej në gjykatën e saj.
Megjithatë emigranti u arrestua nga agjentët dhe ndodhet në paraburgim që atëherë, por pengimi i gjyqtares krijoi rrezik në rritje për publikun, sipas Byrose Federale te Hetimeve.
Gjyqtarja Dugan është në paraburgim federal ndërsa pret të dalë para gjykatës. Ajo u vu në pranga në në parkingun e Gjykatës së Qarkut Milwaukee, përpara se të hynte në ndërtesë.
Arrestimi me akuza federale është një përshkallëzim i sulmeve të administratës së Donald Trump ndaj gjyqtarëve, veçanërisht në lidhje me zbatimin e ligjit për emigracionin.
Departamenti i Drejtësisë ka thënë vazhdimisht se do të hetojë çdo zyrtar lokal që nuk ndihmon autoritetet federale në çështjet e imigracionit.