3.1 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeSHBA: Përgjigjja për ndryshimet kushtetuese duhet kërkuar në zgjedhjet e ardhshme në...

SHBA: Përgjigjja për ndryshimet kushtetuese duhet kërkuar në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit kujtoi se Sekretari i Shtetit Anthony Blinken dhe ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, gjatë vizitës së tyre të fundit në vend, treguan rrugën përpara për Maqedoninë e Veriut. Në deklaratën e Departamentit të Shtetit për MPB-në thuhet se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Qeverinë e Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrë të gjitha masat e mundshme për të arritur një të ardhme sa më të mirë për vendin.

I pyetur nëse diplomacia amerikane ndihmon në tejkalimin e ngërçit me pamundësinë e kalimit të amendamenteve kushtetuese si parakusht për përparim në negociatat para anëtarësimit me BE-në, zëdhënësi thotë se përgjigja për këtë duhet kërkuar në zgjedhjet e ardhshme.

“Shpresojmë që në zgjedhjet e ardhshme votuesit të kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi nga të zgjedhurit dhe të kërkojnë një vend më të fortë, më të mirë dhe më të begatë që e meritojnë”, tha zëdhënësi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments