“Lufta” e ashpër midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës po vijon, teksa tashmë Trump ka vendosur qe të tarifojë Pekinin me 145% total.
Një tarifë e tillë mund të thellojë mosmarrëveshjen midis këtyre dy fuqive të mëdha botërore.
Por çfarë janë realisht këto tarifa të larta?
Sipas BBC, sqarohet se tarifa reciproke nga administrata amerikane për Kinën është 125%. Tarifa shtesë prej 20% vjen nga Shtëpia e Bardhë për t’i bërë presion Kinës që të ‘shtypë’ trafikun e fentanilit.
Vlera prej 145% total është jashtëzakonisht e lartë, edhe për Kinën e cila ka një ekonomi të zhvilluar. Ndikim të madh në ekonomi do të ketë për konsumatorët e të dy paleve, edhe të kinezëve, por gjithashtu e të amerikanëve.
Deri më tani Pekini ka vendosur tarifa hakmarrëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 84%.
Më herët, pavarësisht nga lufta e tyre tregtare, Donald Trump lavdëroi homologun e tij kinez, Xi Jinping, duke e cilësuar si një njeri të zgjuar dhe besonte se do të përfundojë duke bërë një marrëveshje të kënaqshme për të dyja palët.
Pavarësisht të gjitha këtyre, Kina vlerëson se nuk sheh asnjë mundësi që të kapitullojë ndaj asaj që ajo cilëson si “shantazh të njëanshëm” të Amerikës.
/tvklan.al